Humbi prindërit dhe vëllanë/ Dorjani mezi arrin të mbyllë intervistën: Vajza e Sajmirit thotë ‘baba’ gjithë ditën…

Premte, 06 December 2019 16:11

Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi një tragjedi të madhe në vendin tonë. 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Dorjan Greku ndodhej në Francë kur mori vesh se familja e tij kishte mbetur nën rrënojat e pallatit në Thumanë. Tragjedia për të është e trefishtë, sepse si pasojë e tërmetit të fuqishëm ai humbi babain Pëllumb Greku, nënën Çelike Greku dhe vëllain 31-vjeçar Sajmir Greku.

I ftuar në programin “Historia ime”, ai ka treguar mes lotëve dhe me dhimbje të madhe tronditjen e përjetuar që nga momenti që mori vesh lajmin. Në telefonatën e fundit me ta para tragjedisë, ai kujton se ata i dhuronin njëri-tjetrit puthje përmes telefonit.

“Kam folur me babin, mamin dhe me vëllain, po atë natë, diku nga ora 6 e 30- 7. Folëm dhe mbaj mend që kanë qenë të puthurat e pafund…(qan) Vetëm putheshim në telefon…

Pavarësisht këmbënguljes së tij nuk ka arritur t’i shikojë prindërit, por vetëm vëllain e tij Sajmirin, pak minuta para se ta çonin në banesën e fundit.

 

“Kam shkuar tek morgu për t’i parë, por nuk më lejonin, më thonin nuk ke çfarë shikon, është diçka që nuk shihet. Iu thashë dua t’i shoh patjetër sido që të jenë. Pastaj m’u afruan të afërmit e mi dhe nuk më lanë, më dhanë kurajo. Vëllain e kam parë në momentin e fundit, kur ishte momenti për t’i çuar në banesën e fundit, vetëm vëllain”.

Momentet janë tepër të dhimbshme për të dhe shtohen edhe më tepër sepse vajza e Sajmirit gjithë ditën thërret emrin e tij dhe e kërkon atë.

“Janë momentet më të vështira, ditët më të vështira që kam përjetuar në jetën time. Vetëm me fëmijët duke i mbajtur afër. Kam një gocë 5 vjeç e gjysmë dhe më kërkon gjyshin, nënën, xhaxhain, t’i puth, t’i përqafoj si përherë, pse nuk janë këtu? Unë përpiqem t’i shmangem dhe i them janë në qiell, se s’kam çfarë t’i them tjetër, se ajo m’i kërkon vazhdimisht. Se ne jemi rritur atje, të gjithë së bashku. Edhe vajza e Sajmirit e kërkon thotë: Baba, baba gjithë ditën…”

Ai ka qenë shumë i afërt me vëllain dhe kujton se një natë para tragjedisë, Sajmiri i ka kërkuar të kthehet në Shqipëri.

“Marrëdhënia ime me vëllain ka qenë në një raport… fjala vëlla është e madhe, por unë se kam pasur vetëm vëlla, por edhe shok. Kaloja çdo gjë me atë, pa kontakt me atë nuk bënim asnjë gjë pa njëri-tjetrin. Herën e fundit kur isha në Francë më ka thënë: Shiko o vëlla mos u troturo në Francë, se do bëjmë diçka këtu dhe do jemi të gjithë bashkë me njëri-tjetrin, sepse e dinte si ishte situata atje ku isha unë. Më thoshte merr rrobat dhe hajde këtej se s’do vdesim për bukë. Edhe atë natë më tha hajde merr rrobat nesër dhe nisu për në Shqipëri, se do ta hamë një copë bukë si përherë, mos u torturo, mos i torturo fëmijët”.

Dorjani mes lotëve tregon se do donte t’i kishte afër, t’i shikonte dhe pengu i tij është që prindërit nuk arritën ta shikonin ata mirë, ashtu si ata donin.

“Peng? S’kam peng ndonjë gjë… për momentin s’e di çfarë të them, por nuk arrita t’i shikoja… Nuk arrita t’i shikoja unë me syrin që donin të na shikonin ata, që ne të ishim sa më mirë. Ata për ne mundoheshin me sa mundësi kishin. Do t’ju thoja që sikur t’ju kisha dhe njëherë do ju mbaja gjithmonë me vete. Do doja t’i kisha kudo me vete, do doja t’i kisha afër, t’i shikoja me sy”./tvklan.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...