Ja sa u kushton shqiptarëve sigurimi i banesës

Premte, 06 December 2019 16:51

Sigurimi i banesave është një nga çështjet më të diskutuara në këto ditë, që pas rënies së tërmetit të 26 nënëtorit ku shumë banesa u shkatërruan.

Por sa i kushton një qytetari sigurimi i banesës?

Edvin Libohova, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së siguruesëve i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora bëri një përllogaritje për një apartament me vlerë 100 mijë euro dhe me një prim 0.5 për mijë.

Sipas kësaj përllogaritje, një qytetar që ka një banesë me vlerë 100 mijë euro do të duhet të paguajë 50 euro në vit për të siguruar banesën e tij.

Libohova: Kjo varet nga shumë faktorë, por në kushtet aktuale me një prim që është 0.5 për mijë e vlerës së banesës. Nëse apartamenti është 100 mijë euro i vlerësuar dhe ti e siguron me 0.5 për mijë është 50 euro në vit, që nuk është ndonjë shumë e madhe. Është një tregues standard. Ndërkohë që po të hyhet në detaj pastaj duhet marrë me koeficient tjetër, me prim tjetër nëse është në një zonë më të rrezikshme, nëse është godinë e vjetër apo godinë e re, nëse është godinë shumë katëshe apo një katëshe, nëse është ndërtuar në periferi të qytetit apo në qendër të qytetit. Pra janë dhe shumë elementë të tjerë, por po flasim për një lloj tarife mesatare që është përdorur deri më sot nga tregu i sigurimeve.

Pyetje: Pra fillon nga 50 euro deri ku shkon...

Libohova: Plus minus, mund të shkojë edhe më lart sepse ti mund të kërkosh sigurim më të sofistikuar. Por kjo është tarifa mesatare dhe e pranueshme për apartamente në këto vlera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...