Rreth 50 shtëpi janë dëmtuar edhe në fshatin Zheje të Kurbinit nga tërmeti. Banorët që prej ditësh qëndorjnë në qiell të hapur thonë se nuk ka shkuar asnjë grup inspektimi për të parë gjendjen e banesave.
Shumë zona të Kurbinit nuk janë inspektuar fare nga inxhinjerët. Ky është dhe rasti I banesave në fshatin ku u zhvillua Beteja e Albulenës në Zheje të Kurbinit. Siç thonë banorët rreth 50 banesa janë dëmtuar dhe askush nuk e ka çarë kokën.
“Jemi 50 familje askush se ka çarë kaptinën”
Ky është Tom Tota që sipas tij 14 pjesëtarët e dy shtëpive të tij prej ditësh nuk guxojnë të hyjnë në banesat e tyre se nuk kanë fare garanci.
“Dy shtëpitë e mia janë dëmtuar, dua garanci nga inxhinierët të futem brenda, se gjithë shtëpia fle jashtë. Kam 14 njerëz, prandaj kërkoj nga shteti që të paktën të më vinë të ma vlerësojnë, nuk jemi në hall për ndihma”, shprehet ai.
Këtyre banorëve nuk ju janë dhëna as çadra as ushqime.
“Dëmtime kemi boll, shumë jemi të frikësuar. Kemi kërkuar çadër na kanë thënë nuk kemi”, shprehet gruaja./abcnews.al