Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në vendin e quajtur Fratar në Ballsh. Një automjet ka përplasur një motoçikletë, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës 45-vjeçari Jonuz Muçaj.
Ai u dërgua menjëherë në spital, ku mori ndihmën mjekësore, por gjendje e tij raportohet e rëndë, pasi mjeket thonë se ai mund të humbasë njërën këmbë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.