Një 28 vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Trupi i 28 vjecarit është gjendur i pajetë në kanalin vaditës afër banesës së tij.
Ngjarja e rëndë është regjistruar gjatë natës ku kanë qënë familjarë të cilët kanë njoftuar policinë ndërkohe që pas nxjerrjes së trupit nga kanali vaditës viktima është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës.
Nuk dihen arsyet pse 28 vjecari i ka dhënë fund jetës, por nga burimet paraprake mësohet se ai kishte shfaqur shenja depresioni.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.
“Më datë 07.12.2019, rreth orës 22.30, nga familjaret e tij është gjetur i mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj, Shkodër, shtetasi L.B., 28 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë”, njofton zyrtarisht policia.