Është shembur godina numër 15 në Qytetin Studenti.
Në godinë jetonin më shumë se 30 familje.
Ajo ishte vlerësuar e pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit.
180 banorë u nxorën nga objekti që u shemb.
Ata janë strehuar në qendrat sociale ose çadra.
Godina u shemb me fadromë dhe jo me tritol për shkak se zona është e populluar.
Ndërkohë pritet të shembet edhe godina numër 18 nga IKMT në Qytetin Studenti.
© SYRI.net