Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një denoncim, që ka mbërritur në adresë të tij dhe bën fjalë për abuzimin me detyrën e drejtuesve të ndërmarrjes elektrike Kavajë.
Ja postimi i plotë:
Shikoni si vjedhin dhe veprojnë narkozyrtarët e Edvin Masfisë!
Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot e qytetarëve dixhital. sb
Pershendetje dr.Ne fshatin Patk-Milot, njësia administrative Kryevidh , Rrogozhinë, oligarkët e Rilindjes, kanë ndërhyrë në linjën elektrike që furnizon fshatin vetëm e vetëm për të plotësuar tekat e një tjetër oligarku partiak. Kanë ulur linjen që furnizon fshatin dhe mbi të po shtrinje linjën private për hater të partisë. Kanë shfrytezuar rastin meqë është ditë e diel dhe po punojnë pa asnje lloj leje dhe pa vënë në dijeni as elektricistin e zonës . Rilindja nën moton ,
" të shkaterrojme sa të mundemi ".
Pershendetje Doktorr!
Uroj te jeni mire me Shendet!
Ja cfar fotosh me sjell nje punonjes i ndermarjes elektrike Kavaje!
Ketu shihet si punonjesit e ndermarjes shfrytezohen per pune private nga drejtoret Plator Mehmeti dhe Bledar Gjuzi..ky i fundit pergjegjesi i Kavajes eshte shprehur qe ka urdher nga drejtori i Rajonit Plator Mehmeti!
Ketu ka dy gjera ..se pari linja e ndermarjes po pervetesohet nga privatet..dhe e dyta mbi linjen e tensionit te ulet po vendoset linja e tensionit te mesem ne te njejtat shtylla qe ne menyre kategorike nuk lejohet pasi nje keputje e telit te tensionit te mesem do te rrezikonte tere banoret qe furnizohen me energji nga kjo linje!Ja deri ku shkon babezia e ketyre palo drejtuesve sa te rrezikojn jeten e banoreve per punet e parate e pista te tyre!
Ju pershendes!
Sepse atje kerkon tension nje person Naim Muja...dhe qe ti behet linje private ka nje kosto jo te vogel...dhe parat e linjes i ndajn drejtorat dhe kjo linje qe furnizon lagjen i jepet atij Naim Mujes!
Pamvaresisht se rreziku i kalon banoreve kurse biznesmenit Rilindas nuk i behet dem..!
Tensioni i mesem vendoset mbi linjen e tensionit te ulet dhe rreziku per banoret eshte i madh!
Ne foto duken edhe drejtori i kavajes Bledar Gjuzi qe po ben kete korrupsion!