Tërmeti i 26 nëntorit me fuqi 6.2 ballë Righter nuk ka kursyer as selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë.
Baba Mondi nga ana e tij ka falënderuar ekspertët izraelitë, duke thënë se falënderon shtetin izraelit për ndihmën. Ndërsa, ekspertët nga Izraeli thanë se populli shqiptar ka ndihmuar popullin hebre në momente të vështira dhe ndaj e kanë detyrë ndihmesën.
Eksperti izraelit: Në emër të shtetit të Izraelit, ne japim ndihmë ndaj të gjitha shteteve që kanë nevojë. Ne nuk harrojmë ndihmën e shqiptarëve për ne izralitët, kur ne kishim nevojë. Gjyshja ime ka qenë e prekur nga gjenocidi dhe holokausti. Ua kam borxh jetën njerëzve që ju që na keni mbrojtur. Ne si fe na bashkon mirësia e Zotit dhe duam të mirën e gjithë njerëzimit.