A u prish godina nr.15 në Qytetin Studenti për shkak të dëmtimeve?
Kjo është pyetja që ngre ish deputeti i PD, Bardh Spahia.
Përmes një postimi në Facebook, Spahia shkruan ndër të tjera se, pikëpyetje të mëdha lindin pikërisht pas ditës se zgjedhur 8 Dhjetor, dita që identifikohet me nderimin e Lëvizjes studentore 90. Është godina historike ku lëvizja studentore e nisur për drita e ujë u kthye në lëvizje politike.
Postimi i plotë:
A PO HAKMERRET RAMA 29 VJET ME VONE?
Prishet per shkak te demtimeve nga termeti godina 15 e Qytetit Studenti? Pikepyetje te medha lindin pikerisht pas dites se zgjedhur 8 Dhjetor, dita qe identifikohet me nderimin e Levizjes studentore 90. Eshte godina historike ku levizja studentore e nisur per drita e uje u kthye ne levizje politike. Gezuar te gjitheve 8 Dhjetorin! 29 vjet me vone vendi perballet me modelin diktatorial, qe njelloj duhet shembur, njelloj si atehere, per te ardhmen e per vendin. #KurreMeKthimPas
© SYRI.net