Tjetër tërmet godet vendin tonë, ja ku ishte epiqendra

Hënë, 09 December 2019 08:44

Një tjetër lëkundje sizmike është ndjerë në vendin tonë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 e shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë 16 km larg Mamurrasit dhe 38 km larg Tiranës dhe thellësia ka qenë 31 km.

Gjatë natës janë ndjerë dhe disa paslëkundje të tjera por për fat me magnitudë të vogël.

Sipas sizmiologëve këto pasgoditje janë normale pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima.

Login to post comments