Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Liljana Baku është dorëhequr nga detyra. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se dorëheqja është paraqitur nga Baku pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor më 2 dhjetor. Po ashtu mësohet se gjyqtarja Baku ka dhënë dorëheqje nga detyra për arsye personale.
Kujtojmë se Liljana Baku ishte gjyqtarja që firmosi vendimin për masën ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili u akuzua për trafik droge.