Pas Tiranës, një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në Shkodër këtë pasdite. Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë nga përplasja e dy motoçikletave.
“Rreth orës 17:05, në aksin rrugor Shkodër – Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, ka patur një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy motoçikleta. Njëri nga drejtuesit e motoçikletës, ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen ‘10 Korriku’ Shkodër, i cili po dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë”, njoftoi policia.
Në vend ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.