Aktekspertimi/Pësoi dëmtime në strukturë, Ministrja e Arsimit vendos hapjen e shkollës ‘Emin Duraku’ në Tiranë

Hënë, 09 December 2019 18:37

Ministria e Arsimit ka marrë një vendim për shkollën 9- vjeçare ‘Emin Duraku’ që u konstatua me dëmtime serioze në strukturë nga ekspertët. Në një komunikim për shtyp, Ministrja e Arsimit Besa Shahini njofton se shkolla Emin Duraku do të qëndrojë e hapur, por do të funksionojë me dy turne.

 “Vendimin për të hapur një shkollë apo për ta mbajtur të mbyllur e kemi marrë pas vlerësimit të inxhinierëve bashkiakë dhe Institutit të Ndërtimit”, nënvizon ajo.

 

“Rrjedhimisht, shkolla "Emin Duraku" Tiranë qëndron e HAPUR dhe do të punojë me dy turne, sepse në pjesën më të madhe është plotësisht në rregull. Pjesa e dëmtuar nuk do të përdoret deri në sanimin përfundimtar të saj nga Bashkia”, mbyll postimin e saj Ministrja Shahini.

 

Një aktekspertimin e siguruar nga Syri.net të firmosur nga dy inxhinierë, këta të fundit kanë dalë në përfundimin se shkolla ka dëmtime në strukturë, çka është kërkuar që të pezullohet aktiviteti derisa të bëhen përforcimet dhe të kontrollohen të gjithë elementët e nevojshëm pasi të hiqen të gjitha suvatë.

 

Image

Login to post comments