Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli ditën e sotme shqetësimin e banorëve të Qytetit Studenti.
Në datën 6 dhjetor në redaksinë e emisionit “BOOM” kanë mbërritur dhjetra telefonata nga banorë të Qytetit Studenti.
Në mes të ankthit dhe panikut komunikuan se në orët e para të mëngjesit familjet që banonin me qera në godinën 18 janë njoftuar të largohen brenda ditës pasi nga inxhinierët godina është cilësuar si e pabanueshme.
Kur gazetarja ‘Boom’ shkoi në godinën 18 u vu re prezenca e shtuar e punonjësve të Policisë Bashkiake që kishin rrethuar vendin ndërsa familjaret me çanta në krah nuk dinin se ku të shkonin.
Banorët u shprehën se nuk kanë një vend ku të qëndrojnë dhe është absurd fakti që njoftohesh ne mëngjes për të liruar shtëpinë brenda ditës
Gazetarja: Ku do shkoni?
Banorja: Do e gjejm vetë. Jemi në kërkim.
Gazetarja: Kush është administrator këtu?
Banorja: Për zotin njëherë në mëngjes na ka ardhur na ka lajmëruar derë më derë keni afat deri në orën 3 por nuk e kam parë më.
Gazetarja: Po ku do shkoni ju tani?
Banorja: Po kush ka gjetur shtëpi e ka gjetur, kush s’ka gjetur nuk e di fare.
Gazetarja: Gjyshi të kanë gjetur ndonjë vend se ku të shkosh?
I moshuari: Jo! Nuk më kanë lajmëruar. Unë jam i verbër.
Gazetarja: Si do ja bësh, ku do shkosh?
I moshuari: Ku të shkoj, unë jam 76 vjeç. Kam 27 vite që paguaj qeranë këtu. Ku të shkoj unë.
Gazetarja: Duhet të flasim me administratoren se ku do të shkosh.
I moshuari: Administratori nuk ka ardhur tek unë.
Problemi që vihet re është mungesa e planifikimit se ku do të strehohen këto banorë.
Ndër ta janë njerëz të sëmurë dhe fëmijë të cilët u lanë në mes të rrugës pa patur një shtëpi ku të dfusin kokën.
Emisioni “BOOM” i bën apel Bashkisë që të marrë masa për akomodimin e banorëve deri në përfundim rindërtimeve.