Një nga emrat më të njohur të krimit shqiptar u arrestua një ditë më parë në Pejë të Kosovës.
Kur flitet për mafian shqiptare në botë, emri i tij lakohet më shumë se gjithçka.
Ai quhet Princ Dobroshi dhe ka udhëhequr prej vitesh një grup kriminal të trafikut të drogës dhe armëve përmes asaj që njihet si Rruga e Ballkanit, nga Turqia drejt Ballkanit e më pas për në Çeki e deri në vendet nordike.
Princ Dobroshi në fakt u arrestua për një përleshje fizike në Pejë.
I lindur në vitin 1964, shqiptari ishte mjaft aktiv në vitet ’90. Ai u kap në vitin 1993 në Norvegji dhe u dënua me 14 vite burg. Por në vitin 1997 realizoi një arratisje spektakolare nga burgu norvegjez.
Pas kësaj, ai u vendos në Çeki ku dominoi trafikun e drogës. Por edhe atje u arrestua në vitin 1999. Ngjarja më e bujshme, për të cilën flitet shumë edhe këto ditë, ka lidhje me marrjen në pyetje të Dobroshit. Për shkaqe sigurie, u vendos që marrja në pyetje të bëhej në një burg të sigurisë së lartë. Drejt burgut u nis një furgon i mbushur me gjyqtarë dhe juristë. Por pak pa mbërritur te burgu, furgoni u përplas me një trajler. Si pasojë tre persona humbën jetën.
Historia ka marrë shumë ngjyrime, edhe pse hetimet zbuluan se shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë dhe rruga e lagur.
Për Dobroshin është spekuluar shumë prej asaj kohe. Thuhet se kishte miqësi me terroristin e njohur Arfan Bhatti dhe se kishte në plan të organizonte një sulm terrorist në Pragë.
Fakt është se ai jetonte prej vitit 2006 në Kosovë, ku pak herë ishte bërë i zhurmshëm. Në një rast u akuzua për kërc