‘Je martuar 6 herë se s’ka grua që të mban ty’/ Gazetari bën ironinë epike me Ramën

E mërkurë, 11 December 2019 21:54

Kryeministri Edi Rama tregoi edhe njëherë para kamerave sot arrogancën e tij ndaj qytetarëve, ndërsa plot krenari fyente një zonjë vetëm pse kjo e fundit e kundërshtonte.

Rama e etiketoi zonjën si të tmerrshme, madje shtoi se ajo ka mbetur e pamartuar pasi asnjë burrë nuk do të guxonte të rrinte me të.

Por kjo batutë e Ramës, është bërë shkas që ndaj tij të bëhen meme dhe ironi. Një nga batutat më interesante në rrjet është ajo e gazetarit Agim Xhafka, i cili me ironi shkruan se Rama është martuar 6 herë, pasi nuk ka grua që e mban atë.

Ja postimi i Xhafkës:

Gazetari:- I martuar je?

Rama:- Po,gjashtë herë.

Gazetari:- E sheh,s’ka grua që të mban ty.

 
Login to post comments