Sizmiologu: Përse u dëmtua më fort Thumana dhe disa zona në Durrës

E Enjte, 12 December 2019 09:28

Një nga profesorët më të njohur në Greqi në fushën e sizmiologjisë, Spyridon Pavlidis, ka shpjeguar me detaje se përse disa nga zonat më të prekura nga tërmeti ishin në Thumanë dhe disa rajone të Durrësit. “Nëse më lejoni dhe mund t’ju tregoj në kompjuter, kjo është nga Shërbimi Gjeologjik Amerikan, i cili tashmë shumë shpejt nxjerr dhe na jep të dhëna.

Shikoni këtu në Durrës, tek kjo pjesa pak më e ngritur, nuk duhet të ketë pasur shumë dëme. Ndërsa tek pjesa fushore, që nga ky bregdeti këtu dhe deri më në veri, ishin tokat më të këqija dhe kjo luajti një rol shumë të rëndësishëm.

Ashtu si në Thumanë dhe më në veri, shihni këtu se si rritet lëvizshmëria sizmike. Këtu toka bëhet më elastike. Për ta kuptuar, për këtë arsye u shembën edhe pallatet e reja, megjithëse disa prej tyre ishin të ndërtuara mirë.

Kemi edhe fenomenet e lëngëzimit të tokës, siç ju thashë më parë, një fenoment tjetër ku që ndodh kur tokat në të cilat janë ndërtuar pallate kanë shumë ujë poshtë. Dhe këto zona kanë ujë. Për këtë arsye, që në sekondat e para të tërmetit, trualli sillet si lëng. Imagjinoni një pallat të ndërtuar mbi ujë. Prandaj u shënuan dëme të mëdha, për këtë arsye godina rrënohet, zhytet nën tokë. Kemi parë raste të tilla.

Nga sizmiologë shqiptarë ishin bërë studimet që e tregonin këtë zonë për 5.8 deri në 7.1 R. Për këtë arsye ne përllogaritën 6.7 për këtë çarje, plus minus 0.4 dhe mund të jetë 7, por edhe 6.4. Shumica e tërmeteve katastrofikë në Shqipëri kanë qenë 6.4,” tha ai.

Login to post comments