RENEA aksion në Gjirokastër, arrestohet i kërkuari për vrasje

E Enjte, 12 December 2019 10:29

Forcat RENEA dhe efektivë nga drejtoria vendore kanë ndërmarrë një aksion sot në Gjirokastër duke prangosur një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar për një vrasje, ngjarje kjo e ndodhur tre vite më parë.

Në një aksion blic të RENEA-s në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër është arrestuar Enerik Lluka. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim prej për vrasjen e kushëriti të tij, Dorian Lluka dhe plagosjen e vëllait të këtij të fundit, Birbil Lluka. Për krimin e kryer, Lluka është dënuar me 35 vite burg.

Login to post comments