Censura e medias/ Nënkryetari i AMA: Ja pse duhet ta rrëzojmë ligjin antishpifje

E Enjte, 12 December 2019 10:55

Gazetari dhe njëkohësisht anëtari i AMA-s Sami Neza i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” tha se ligji antishpifje nuk duhet miratuar.

Neza deklaroi se ky projekt-ligj kufizon lirinë e shprehjes, ndërsa ka shtuar se po ashtu media mund të vetë-përmirësohet.

“Këshilli i AMA-s është shprehur kundër këtij projekt-ligji, për disa arsye, por arsyeja kryesore është parimi i vetërregullimit. Media mund të rregullohet me parimin e rregullimit. Po ashtu është edhe cenim i lirive të shprehjes. E dyta Në dy vitet e funditka pasur shumë diskutime në lidhje me këtë ligj. Në asnjë rast nuk sugjerohet që mediat e shkruara ose online të rregullohet përmes institucioneve publike ose të balancuara”, tha Neza.

Login to post comments