E mahnitshme se ç'bën ky biznes i ushqimit në Tiranë, fal 2 vakte në ditë për 120 të prekur nga tërmeti që po strehohen te banorët e "Unazës"

E Enjte, 12 December 2019 11:25

Bamirësia e qytetarëve të thjeshtë është bërë krye lajm pas tragjedisë së tërmetit dhe pasi qeveria ngriti duart përpjetë nga mungesa e fondeve për të mbajtur minimalisht me ushqime qytetarët e prekur nga dëmtimet e 26 nëntorit.

Një rast i veçantë, interesant dhe për tu vlerësuar është edhe pronari i këtij biznesi ushqimor që e shikoni në foto.

index.jpg

Ai ka vendosur që të japë nga të ardhurat e familjes së tij ushqim falas për rreth 120 qytetarë të prekur nga tërmeti, banorë të cilët po mbahen të strehuar në familjet e banorëve të unazës, që edhe pse prej një viti po përjetojnë dhunën e shtetit për ti larguar nga banesat, kanë hapur dyert e mikpritjes.
Ushqimi cilësor, i ngrohtë dhe i pakursyer përgatitet dy herë në ditë në “CHIC hamburger’s”, në zonën e njohur si 21 Dhjetori në kryeqytet.


Godina ishte planifikuar të prishej nga projekti kundër të cilit protestuan banorët e Unazës, por është bërë streha e rreth 1200 banorëve të prekur nga tërmeti, mes të cilëve 30 fëmijë.
Disa prej banorëve, të zhvendosur nga Kombinati, Vora, Nikla, Ishmi dhe Bubqi janë lënë të braktisur jo vetëm pas këtij tërmeti, por edhe pas tërmetit të 21 Shtatorit

Basha-Unaza-e-re-godina-qe-do-shembej-100-banore-12.jpgBasha-Unaza-e-re-godina-qe-do-shembej-100-banore-8.jpg
Tek godina janë krijuar kushte provizore që fëmijët të argëtohen dhe të kalojnë kohën me lexime librash deri në nisjen e shkollës.

Login to post comments