Pas presidentit të republikës dhe kreut të KED sot në prokurori ka shkuar edhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e cila po pyetet për çështjen në ngarkim të Ardian Dvoranit.
Avokati i Popullit ka bërë një raport në lidhje me emërimet e KED. Në një reagim nëpërmjet zëdhënësit Dedi Blushi, presidenca bëri me dije se funksionimi i KED nuk bllokohet nëse Ardian Dvorani merret i pandehur nga prokuroria.
Një ditë më parë për rreth tre orë kreu i KED Ardian Dvorani ka dhënë sqarime në prokurori në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj tij nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Pas daljes nga akuza Dvorani theksoi se pret një hetim të drejtë dhe jo gjykim mediatik. Sipas ligjit nëse prokuroria do të nisë procedim penal, funksioni i kreut të KED do të ngrijë.