Shqiptarit i hapet valixhja në aeroport, i fluturojnë eurot në ajër. Ja çfarë i ndodh…

E Enjte, 12 December 2019 16:34

Policia e aeroportit Schiphol të Amsterdamit, ka arrestuar një shtetas shqiptar, pasi u përballën me një situatë të pazakontë.

Teksa po kryenin kontrollet rutinë, ata vërejtën se shqiptarit 30 vjeçar, iu hap valixhja nga e cila iu shpërndanë në ajër një shumë parash që mendohet të kenë qenë se paku 50,000 Euro.

Sipas policisë, një sasi e parave humbën nga era.

30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur,  u kap të dielën pasi policia u njoftua nga stafi i aeroportit.

Ai nuk mund të shpjegonte burimin e të ardhurave, por është akuzuar për pastrim parash.

Ai është dërguar në paraburgim ndërsa hetimi vazhdon.

Login to post comments