Trauma nga tërmetet, anulohen prenotimet e Vitit të Ri në Durrës

E Enjte, 12 December 2019 17:05

Tërmeti tragjik ka prekur edhe sektorin e turizmit. Plazhi i Durrësit është pritësi më i madh i turistëve që vijnë në mënyrë të organizuar përmes agjencive në Shqipëri. Besnik Vathi që përfaqëson një nga tour-operatorët më të mëdhenj, thotë se ka pasur anulime për grupet që do të kalonin vitin e ri në hotelet e Durrësit, ndërkohë që për sezonin e verës do të vijnë agjente nga jashtë për të verifikuar situatën.

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civivi thotë ekonomia është psikologji dhe në këto kushte do të prekte dhe sektorin e turizmit në vitin e ardhshëm. Për të shpëtuar sezonin turistik tour-operatorët kërkojnë riparimin sa më shpejt të dëmeve në hotele, lehtësira fiskale dhe certifikim sizmik të ndërtesave pritëse.

Login to post comments