Pas datës 15 dhjetor buxheti i shtetit nuk do të paguajë asnjë fature përveç atyre të domosdoshme që lidhen me pagat, pensionet, sigurimet dhe pagesat e emergjencë sipas radhës si më poshtë.
Radha e pagesave u përcaktua nga një udhëzim i posaçëm i Ministrisë Financave, nisur nga gjendja e jashtëzakonshme e krijuar pas tërmetit me pasoja shkatërruese ku më të prekurat ishin Durrësi, Kurbini, Lezha, Tirana.
Në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e gjendjen e fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë dhe vendimeve të lidhura për Lezhën për sigurimin e fondeve të nevojshme për emergjencën , Ministria e Financave njofton se, pagesat e transaksioneve të njësive të qeverisjes së përgjithshme do të kryhen si më poshtë:
Faturat e datuara brenda vitit 2019 do të paraqiten pranë degëve të thesarit deri më datë 15 dhjetor 2019. Përtej kësaj date nuk pranohet asnjë fature për llogari të buxhetit 2019.
Autoritet kontraktore ndalohen menjëherë të nënshkruajnë kontrata të reja që janë në proces prokurimi apo të ndërmarrin procedura të reja prokurime fondet publike, përveç rasteve të emergjencës.
-Prioriteti i radhës së pagesave për transaksionet e shpenzimeve të njësive të qeverisjes së përgjithshme , përcaktohet një rend si më poshtë.
a-Pagesat për shërbimin e borxhit
b-Pagesat për shpenzime emergjente spitalore me funksion jetësor, oksigjen, gjak, ushqim.
c-Pafat e punonjësve të qeverisjes së përgjithshme dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
d- Transfertat për institucionin e Sigurimeve Shoqërore për pagesat e pensioneve
e-Ndihma ekonomike dhe pagesa e papunësisë
f-Pagesat për ujin dhe energjinë elektrike
g- Cdo pagesa tjetër nga fondet publike në zbatim të një VKM për përballimin e situatave emergjente apo katastrofave natyrore në rastet e pagesës së punëve , mallrave dhe shërbimeve, të shkaktuara prej tyre, ose konsiderohen prioritet kombëtar.
h-Pagesat në valutë nga llogaria e unifikuar e thesarit në Bankën e Shqipërisë.
4- Faturat që nuk parashikohen në pikën 3 do të regjistrohen në SIQF nga degët e thesarit në llogarinë ekonomike”4865100”, shpenzime të periudhave të ardhshme, detyrime që rrjedhin nga prioriteti i i emergjencave dhe do të paguhen më vonë në vijim sipas rendit kronologjik, hyrje e parë-dalje e parë.