VIDEO/Trafik marijuane e kokaine nga Shqipëria në Toskana me “bekimin” e ‘Ndranghetas’, kush janë shqiptarët që drejtojnë rrjetin e drogës (Emrat)

E Enjte, 12 December 2019 18:52

Marijuanë dhe kokainë nga Shqipëria për në Toskana, me miratimin e “Ndranghetan” e Kalabrisë.

spaccio-toscana-ndrangheta

 

 

Për këtë arsye, gjashtë persona janë arrestuar deri më tani në provincat e Firencës, Pistoia, Pisa dhe Vibo Valentia.

 

Hetimet e koordinuara nga zv/ prokurori i Firences, Giuseppina Mione, u kryen gjatë periudhës tetor 2018 – mars 2019.

Gjatë hetimeve, hetuesit bënë të mundur zbulimin e rrjetit të trafikut të drejtuar kryesisht nga shqiptarëve në provincën e Firencës, me përfshirjen e Valerio Navarra, një burrë nga Kalabria që jeton në Toskan, por që lidhet me krimin e organizuar të Zungri.

Ai ishte ura lidhëse midis “Ndranghetas” dhe trafikantëve shqiptarë të drogës, në veçanti me Robert Lazajn, eksponent i rëndësishëm i drogës dhe banues prej shumë vitesh në Firence.Operazione-sabbia-due-735x400

Hetuesit arritën të faktonin takimet konfidenciale midis Navarra dhe Lazaj si dhe analizimin e bisedave të përgjuara për dërgesat e sasive të ndryshme të drogës në Kalabri në të kaluarën dhe aktualisht.

Gjatë hetimit u bë e mundur kapja e sasive të ndryshme të drogës: 38 kg marihuanë, e kapur më 15 janar 2019; 18 kg marijuanë dhe 750 gram kokainë e kapur më 4 shkurtit 2019, në një depo në Campi Bisenzio (Firence).

ajo e 4 shkurtit 2019, me zbulimin në një depo të Campi Bisenzio (Firence) dhe sekuestrimin e 18 kg marijuanë dhe 750 gram kokainë, rrethanë në të cilën arrestoi Karabinierët e Njësisë Hetuese, ndër të tjera, një të marrësve të provizionit aktual, Lulezim Shkurtaj, një furnizues i aftë të sigurojë, sipas anketimeve, sasi të konsiderueshme të marijuanës në Shqipëri.

Italia1-5

Më 17 shkurt 2019 në Bagno a Ripoli (Firence), u kapën 2 kg marijuanë, e trafikuar nga Robert Lazaj dhe Eduart Tahiraj. Ky i fundit konsiderohet një tjetër importues i rëndësishëm i marijuanës me lidhje direkte me prodhuesit në Shqipëri.

Furnizuesi u arrestua përsëri në mars 2019, në kontekstin e procedimeve të ndryshme penale, ndërsa ai kishte rol në trafikimin mbi dy kuintalave marijuanë.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 8,000 euro para të gatshme dhe 150 gram drogë.

 

Gjashtë persona u arrestuan, pesë prej të cilëve janë lënë nën arrest dhe një tjetër është lënë nën arrest shtëpie. 12 persona të tjerë janë nën hetim. Gjatë operacionit janë sekuestruar 60 kg drogë, të cilat me pakicë do të kishin dhënë rreth 700 mijë euro. Operacioni u krye nga policia e komandës provinciale të Firences, me mbështetjen e komandave kompetente për territorin.

Login to post comments