Paketa antishpifje do të ngrejë gazetarët dhe përfaqësuesit e medias në protestë.
Ky ishte një nga veprimet që përfaqësuesit e medias diskutuan në tryezën e punës me synim ndalimin e ligjit të propozuar nga Kryeministri.
Koloreto Cukali: “Do të dalim në rrugë tre ditët e para por ndërkohë do të përgatisim edhe një fushatë masive me banesa dhe postera, do përgatitemi si grup i vogël dhe më pas do ua shpërndajmë juve. Pra jemi unison që protestën e kemi online dhe në rrugë. Po punojmë nesër dhe pasnesër në mënyrë që të hënën të kemi gjëra konkrete për të shpërndarë. Një fjali e fundit në deklaratë thotë se do djegim të gjitha mjetet demokratike.”
Propozimi u mbështet nga pothuajse të gjithë të pranishmit, të cilët kanë diskutuar mënyrën e organizimit. Ata kukuan njëherësh që protesta e tyre të jetë gjithëpërfshirës dhe të ngrihet një grup pune që do merret me këtë.
“Kjo nuk do jetë betejë partiake, do jetë beteja jonë.”
Në tryezë u diskutua edhe hapa të tjera për anulimin e ligjit të medias, si takimi me ambasadorët, kërkesa ndaj presidentit për mosmiratimin e ligjit si dhe ankimim në Gjykatën Kushtetuese.
Kompetencat që paketa antishpifje pritet ti japë AMA-s nëse miratohet, përbën shqetësim për gazetarët, pasi sipas tyre ky institucion do të ketë funksione censuruese dhe do të funksionojë si një gjykatë, e cila dënon medien.