Lushnje, gjendet i vrarë në lokalin e tij një ish-anëtar i bandës së Lushnjes, pronari i një lokali, Enver Boriçi, 52 vjeç
Boriçi është gjetur nga klientët i vrarë me plumb në kokë, ulur në një karrige, duke pirë kafe, në lokalin që ndodhet në lagjen Kadri Gjystri. Trupi është gjetur rreth orës 7:45.
Duket se vrasja e Enver Boriçit është në vazhdën e hakmarrjes ndaj bashkëpunëtorëve të Aldo Bares, kreut të bandës që ndodhet në burg. Enver Boriçi ka figuruar në dosjet e Prokurorisë si personi që ishte ne grupin që ekspozoi kokën e prerë të Artur Dajës me disa të tjerë, si Ilir Stergu, Arben Borici, Erion Cici, Arjan Alico, Enver Dondollaku, Leonard Prifti etj.
Policia dha një informacion paraprak
Sot rreth orës 07:45, në lagjen lagjen “Kadri Gjystri” Lushnje, në lokalin e tij është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi E.B, 52 vjeç.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.