35 organizata nga vende të ndryshme të botës kërkojnë nga qeveria “Rama” të mos miratojë ligjet kundër medias, që cenojnë lirinë e shprehjes.
Organizatat që njihen me emrin “Solidarity Platform” i janë bashkuar deklaratës së organizatave shqiptare të medias dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke i bërë thirrje Qeverisë Shqiptare të tërheqë paketën ligjore anti-shpifje që i është propozuar Kuvendit dhe në rast mostërheqje, i bëjnë thirrje Kuvendit ta rrëzojë atë menjëherë.
Pjesë e organizatave nënshkruese janë 10 Komitete Helsinki me reputacion të lartë dhe veprimtari të spikatur për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, në nivel komëtar dhe ndërkombëtar. Një pjesë e organizatave e kanë qendrën e veprimtarisë së tyre në Hollandë, Norvegji, Serbi, Maqedoni, Bullgari, Armeni, Poloni, Greqi, etj.
Përveç mbështetjes fuqimisht të argumenteve të paraqitura më herët nga organizatat shqiptare të medias dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Rrjeti Solidarity Platform vendos theksin tek fakti që kjo paketë ligjore nuk përputhjet me angazhimet që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të kryesimit të OSBE-së dhe në mënyrë të veçantë me nevojën për siguri dhe stabilitet, prosperitet të shtetasve të vendeve tona.
Lista e organizatave ndërkombëtare
- Civic Solidarity Platform members:
- Netherlands Helsinki Committee
- Norwegian Helsinki Committee
- Macedonian Helsinki Committee
- Helsinki Committee for Human Rights in Serbia
- Helsinki Foundation for Human Rights (Poland)
- Bulgarian Helsinki Committee
- Helsinki Citizens’ Assembly – Vanadzor
- Helsinki Committee of Armenia
- Helsinki Association Armenia
- Human Rights Centre ZMINA
- The Human Rights Movement: Bir Duino Kyrgyzstan
- Human Rights Matter (Berlin)
- ch
- Human Rights Center of Azerbaijan
- Human Rights Monitoring Institute
- Association of Ukrainian Human Rights Monitors on Law Enforcement (UMDPL)
- Center for the Development of Democracy and Human Rights
- Centre de la protection internationale (France)
- Center for Civil Liberties (Ukraine)
- Citizens’ Watch
- Crude Accountability
- The Swedish OSCE-network
- DRA – For a European Civil Society (Berlin)
- Public Association “Dignity”
- Public Verdict Foundation
- Public Foundation Golos Svobody Kyrgyzstan
- Promo LEX
- Reporters’ Freedom and Safety
- International Partnership for Human Rights (IPHR)
- Office of Civil Freedoms (Tajikistan)
- Truth Hounds
- Institute for Reporter’s Freedom and Safety
- Women’s International League for Peace & Freedom (WILPF)
- ZARA – Zivilcourage und Anti-Rassimus-Arbeit (Civil Courage and Anti-Racism Work)
- Greek Helsinki Monitor
Lista e organizatave Shqiptare:
- BIRN Albania
- Civil Rights Defenders
- Citizens Channel
- Faktoje
- Instituti Shqiptar i Medias
- Instituti Shqiptar i Shkencave
- Këshilli Shqiptar i Medias
- Komiteti Shqiptar i Helsinkit
- Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
- Qendra Res Publica
- Qendra Shqiptare MediaLook
- Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
- Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë