Moti do të jetë këtë të diel kryesisht i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat do të jenë kryesisht përgjatë relieveve malore, ndërsa era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek.
Sa i takon temperaturave, do të vijojnë nga vlerat minimale në 0ºC në zonat malore deri në vlerën maksimale 18ºC në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.
Temperaturat
zonat malore 0ºC deri në 12ºC
zonat e ulëta 5ºC deri në 18ºC
zonat bregdetare 6ºC deri në 18ºC