Kontrollet e policisë Shkodër në bashkëpunim me RENEAN dhe FNSH kanë vijuar edhe gjatë natës, ku pas shoqërimeve të 3 personave në lagjen e Licëve, dhe Xhemiljano Ndout pronar i një lokali bastesh sportive të cilit iu gjet lëndë narkotike, në orët e para të mëngjesit janë shoqëruar edhe menaxheri i një lokali nate një klient dhe 3 femra të cilat punonin si balerina.
Pas kontrollit policia u ka gjetur doza kokaine me qese farmaceutike.