Tërmeti i mëngjesit në Tiranë, si u ndërhy për të parandaluar një tjetër tragjedi në Kombinat

Diel, 15 December 2019 17:43

Goditjet e njëpasnjëshme të tërmetit mëngjesin e sotëm kanë rikthyer edhe njëherë panikun e pasojave që solli tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe u dëmtuan me qindra pallate dhe banesa.

Mëngjesin e sotëm forca zjarrëfikëse kanë ndërhyrë në zonën e Kombinati për të shembur disa nga parapetet e pallateve që rrezikonin të shembeshin.

 

Këto pallate janë ngjitur me pallatin ku humbi jetën 20 vjeçarja, Xhesika Biqiku, që ishte edhe viktima e vetme e tërmetit të 26 nëntorit në Tiranë.

 

Studentja e Arkitekturës humbi jetën në spitalin e Traumës pas një agonie të gjatë, pasi u godit nga tullat që u shkëputën nga parapeti i pallatit ku banonte në Kombinat.

 

Për afro 30 minuta punonjës të shërbimit zjarrfikës punuan mëngjesin e sotëm për të larguar pjesët e rrezikshme.

Ndërkohë që në vazhdim do të jenë ekspertët ata të cilët do të vendosin për mënyrën e ndërhyrjes në objekt.

Një nga shkaqet e dëmtimit të parapeteve mendohet të jetë pesha e depozitave të ujit.

Login to post comments