“Është post lëkundje e tërmetit të 26 nëntorit”, mesazhi i sizmiologut: Nuk ka vend për panik!

E Enjte, 19 December 2019 17:45

Pas tërmetit me magnitudë 4.3, me epiqendër në Vorë, sizmiologu Rexhep Koçi thotë se ky tërmet është në vazhdën e post lëkundjeve dhe nuk ka vend për panik.

koci

 

Sizmiologu Koçi theksoi se nuk kemi të bëjmë në asnjë mënyrë me një tërmet kryesor.

Magnituda ishte 4.3. Kjo lëkundje është në funksion të asaj rutinës që ndjekin tërmetin kryesor. Nuk ka ndonjë vend për tu shqetësuar apo të ngjallur panik. Nuk quhet kryesor. Është në vijim të pasgoditjeve që kanë shoqëruar tërmetin e 26 nëntorit”, tha Koçi, për News24.

Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në këto momente nuk ka raportime për dëme.

Modifikuar më E Enjte, 19 December 2019 18:05
Login to post comments