Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar festat e fundvitit.
Përmes një postimi në Facebook, nga sheshi i protestës mbi një-vjeçare, aktivistët nuk kursejnë ironinë ndaj atyre që i quajnë "Babagjyshi i Betonit".
"A do dalë Babushi nga gjella e betonit e përzier në kovë?", pyet AMT.Postimi i plotë i Aleancës për Mbrotjen e Teatrit:
19 Dhjetor, te Sheshi i Teatrit farfurijne dritat. Dite feste..posi!
Shqiperia sot, si Babagjyshi qe çelet festiv me gjoksin para, i zhytur nga mesi e poshte ne gjellen tone te perditshme, qe nje dore e erret e perzjen pandalim, ne çorben e betonit..ne çorben qe e kercasim çdo dite me dhembe.
Motoja : nuk doni ta shikoni betonin??...ju vret e syte?...e mire, pertypeni nga goja atehere...
A do dale Babushi nga gjella e betonit e perzier ne kove?
Sigurisht qe do dale, por do dale kur ta nxjerrim Ne! Ne! Ne! Askush tjeter, perveçse Ne!
Gezuar te gjitheve, haram horrave!
Te rroje Teatri, zemra e qytetit!
#europanostra #jetetegjateteatrit