VIDEO/Kryetari i Këshilli Koordinativ të Diasporës: Fokusi te vota dhe përfshirja e emigrantëve në institucione

E Enjte, 19 December 2019 23:08

Këshilli Koordinativ i Diasporës zhvilloi sot në Tiranë mbledhjen e parë, ku diskutoi programin e punës.

Këshilli zgjodhi kryetar përfaqësuesin e diasporës nga SHBA-të, Mark Gjonaj, anëtar i këshillit bashkiak të Nju Jorkut, raporton VOA.

 

“Këshilli njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar dhe do të punojë në disa tema kryesore, si votimi i diasporës në zgjedhjet e ardhshme, dyshtetësia, përfshirja e përfaqësuesve të diasporës në institucionet e shtetit shqiptar” - tha zoti Gjonaj për shtypin.

Krahas tij, anëtarë të Këshillit Koordinativ të Diasporës janë Ardian Radovicka dhe Adriana Fishta Bejko - përfaqësues të diasporës shqiptare në Kanada, Visar Tahsimi nga SHBA, Endri Hatellari dhe Brikena Muharremi nga Britani e Madhe, Sokrat Sinaj nga Zvicra, Anila Hykaj nga Franca, Lazim Destani nga Gjermania dhe Gazmend Kapllani, i cili përfaqëson Greqinë.

 

Ndihma e diasporës u bë shumë e dukshme me fonde dhe ndihma të tjera gjatë krizës humanitare që shkaktoi tërmeti i fortë i 26 nëntorit, ku humbën jetën në rrënoja 51 persona dhe mijëra të tjerë kanë mbetur pa strehë.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...