Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë gjatë orëve të natës. Një shpërthim tritoli ka ndihur në lagjen 'Kushtrimi'. Ndëkrohë njoftohte se nuk ka të lënduar nuk ka të lënduar
Shpërthimi rreth orës 03:00 të mëngjesit, jashtë banesës së shtetasit Jetnor Devolli.
Detajet e policisë:
Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, konkretisht në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.