"Ekipi i ri i KE nuk do të tolerojë në çështjen e lirisë së medias"

Premte, 20 December 2019 09:00

Gazetarja Erisa Zykaj në studion e “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin foli për paketën anti-shpiofje e miratuar në Kuvend. Zykaj mes të tjerash u ndal te reagimet ndërkombëtare për këtë çështje, ndërsa theksoi se Presidentja e KE është shumë e angazhuar për lirinë e medias. Sipas gazetares reagimi i ekipit të ri të KE ishte shumë më ndryshe nga ai i ekipit të parë dhe njëkohësisht edhe më serioz.

 “Në ditën e parë të tërmetit ne pamë që pusheti i parë u kthye media. Duke filluar me ty Enkel në 5 të mëngjesit. Qeveria u fiksua kaq shumë sa nxori këto ligje. Qytetarët besojnë mediat, atë besojnë. Nëse ka një lloj perceptimi që kanë besim të qeveria, shqiptarët janë pragmatistë.

Presidentja e KE, ka thënë jam e angazhuar totalisht për lirinë e medias, dhe ka thënë nuk do lejojmë ansjë lloj cënimi. Nëse e vini re samiti i fundit i liderëve të BE u kthye nga një samit që ishte i fokusuar te pakti i gjelbër u kthye të çështja e lirisë së medias. Pra kaq serioz është ekipi i ri i KE për lirinë e medias. E njëjta gjë edhe për Shqipërinë, kjo nuk do të tolerohet. Reagimi i ekipit të re të KE nuk është si ai i ekipit të vjetër. Është një reagim shumë më serioz”, tha gazetarja.

Modifikuar më Premte, 20 December 2019 09:09
Login to post comments