Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e dyfishtë në poliklinikën e Patosit, mesditën e 19 dhjetorit, ku Martin Skëndaj ekzekutoi me pistoletë Manol Rapajn dhe Elis Kapaj.
Shtatë plumba ka marrë në trup 26 vjeçari Manol Rrapaj, ndërsa 5 plumba u gjetën në trupin e 22 vjecarit Kapaj.
Gardiani 22 vjeçar Martin Skëndaj në dëshminë e parë para policisë ka pranuar vrasjen dhe ka konfirmuar se motivi i masakrës ishte një lidhje intime mes fqinjit Rrapaj me motrën e tij.
Para grupit hetimor ai ka thënë se Rrapaj e vrau pas debateve ku ai nuk pranonte lidhjen me të motrën.
Sherri mes dy të rinjve kishte nisur prej ditësh, ndërsa 26 vjecari pak ditë më parë kishte bërë një kallzim ndaj gardianit në Policinë e Fierit.
Hetimet për këtë çështje i kishin kaluar prokurorisë së Fierit për kanosje, por Martin Skëndaj veproi para agjensive ligjzbatuese të shtetit ndaj tij.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 12:20 në Poliklinikën e Patosit të enjten e 19 dhjetorit.
Aty janë konfliktuar sërish.
Sherri nisi brenda ambienteve me fjalë dhe përshkallëzoi në derë të poliklinikës me goditje pistolete.
22 vjeçari Kapaj ndërroi jetë në vend, ndërsa 26 vjeçari Rrapaj fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital.
Martin Skëndaj, sipas policisë tentoi të largohet nga vendngjarja, por u kap në rrugë bashkë me armën e më të cilën vrau dy të rinjtë.