OJ SHQIPNI, BRE

Saturday, 21 December 2019 15:29

OJ SHQIPNI, BRE

Ah Shqipni, je bâ për vajë,
e nxan'ë n'faj, n'dorë t'mbet "dobiqi",
kah po t'grahin k'ta kuaj,
që frenat n'dorë i mbanë Vuçiqi?!

T'vijnë lugetër që vetë i ftove,
ngre'në dolli midis Tirane,
me gjak shqipesh dardanë Kosove,
e ti i bekon me mallkim prej Nâne!

Po si nuk pyete se çka na gjeti,
kasapin therës e bâjmë kumbarë,
i japim ÇELËSIN e këtij shteti,
tue përdhosë gjakun shqiptar?!

Heu të mbuloftë turpi o i shitun,
ti që i hyn Serbisë nër sjetull,
gjenocidin t'a quajn të shpikun,
hë t'marrtë plumbi përmbi vetull!

Porosi ke nga Dardania:
Mos fol kurrë në emnin tonë,
se kanë Zot k'to troje të mia,
si i mbrojti edhe do t'i mbronë!

E ti grahja minischöngenëv,
me vuçiqa e vuçko-putina,
more satrap myftar legenëv,
bre për së kthjellti të vraftë vetima!
...
Mentor Thaqi
21 Dhjetor 2019

index.jpg

Modifikuar më Saturday, 21 December 2019 15:32
Login to post comments