Protestat e dhunshme, 15 mijë të arrestuar brenda 10 ditëve

Saturday, 21 December 2019 21:41

Më shumë se 1.500 protestues janë arrestuar në të gjithë Indinë gjatë 10 ditëve të fundit pas demonstratave që kanë përfshirë vendin.

Këto demonstrata kanë filluar si pasojë e ligjit të miratuar për dhënien e shtetësisë për refugjatët jo-muslimanë.

Por kjo ka shkaktuar shumë reagime ku shumë persona argumentojnë se ajo bie ndesh me karakterin laik të Kushtetutës së Indisë.

Përveç arrestimeve të mësipërme, rreth 4,000 protestues u arrestuan e më pas u liruan.

Sipas autoriteteve të gjithë personat e arrestuar janë ata të cilët u përfshinë në dhunë.

Login to post comments