Në Tiranë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u paraqit si një lider i moderuar dhe perëndimor. Falë mbështetjes që kryeministri Rama po i jep në rajon duke organizuar takime bashkëpunimi dhe “vëllazërimi”, qytetarët po harrojnë që politikani që sot ka veshur kostumin e njërit të moderuar dikur ka qenë ministri më besnik i diktatorit Sllobodan Milosheviç.
Kjo foto tregon momente kur Vuçiç ka marrë pjesë në funeralin e diktatorit në mars të vitit 2016. Karriera e Vuçiç nisi si pjesë e partisë nacionaliste që ka përgjegjësi për krimet në Kosovë dhe Bosnjës, ndërsa sot në Tiranë u shfaq si njeriu që punon për integrimin e rajonit.