Në Bypassin e qytetit të Tepelenës i cili është ende në proces punimi mësohet se një pjesë e urës gjatë hedhjes së betonit ka rënë për shkak të rrëshqitjes së skelave mbajtëse.
Ndërtimi i bypass-it të Tepelenës nga qeveria Rama synon lidhjen e dy segmenteve të rëndësishëm, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë, duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin, por cilësia e punimeve po vihet në dyshim nga qytetarët, ndonëse nuk ka përfunduar ende.
Banorët aty pranë ndihen të rrezikuar dhe janë të shqetësuar për punimet që po kryhen sesa të sigurta janë ato.