Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “FRESKU”. tregtonte lëndë narkotike cannabis sattiva për shtetas të ndryshëm, përdorues të saj, në zonën e Freskut, Tiranë, si dhe tregtonte municion luftarak.
Pas informacioneve të marra se ai tregtonte cannabis sattiva për shtetas të ndryshëm, përdorues të saj, në zonën e Freskut, Tiranë, si dhe tregtonte municion luftarak, u organizua puna nga uniformat blu për kapjen e tij.
Personi i arrestuar është shtetasi S. S., 27 vjeç, banues në Zall – Bastar, Selitë, Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar ndaj tij në rrugën “Qemal Deliu”, është gjetur një sasi lënde, e dyshuar cannabis sattiva. Ndërkohë pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në rrugën “Muhamed Deliu”, është gjetur dhe një qese e mbushur me cannabis sattiva, gjithsej 836.6 gramë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte dhe një banesë në fshatin Selitë, Tiranë dhe nga kontrolli në këtë banesë janë gjetur 40 kuti kartoni të mbushura me fishekë luftarak, 8 karikatorë ( gjithsej 1 318 fishekë) dhe fitil zjarrpërcjellës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.