Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, një fëmijë është përplasur nga një makinë dhe për pasojë është në gjendje të rëndë. Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije por mësohet se është nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.