Një pikë karburanti është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Ngjarja është shënuar pranë Komisariatit numër 6. Nuk raportohet për persona të lënduar, por shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë e “Balkanweb” shihet sesi zjarri përfshin pikën e karburantit. Nga flakët është përfshirë depozita e gazit.
Flakët janë gjigande, kurse rruga mbushet plot me tym. Zjarri është vendosur në kontroll, por situata paraqitet akoma e rrezikshme.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca policore dhe zjarrfikëset.