Tërmeti "than" Thumanën, qyteza e vajit mbetet pa banorë, sekserë në Durrës

E Enjte, 26 December 2019 20:18

1 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, Thumana të ofron një panoramë të trishtë, gri e të zbrazët. Pak kënd mund të shikosh në qytezën që vetëm 30 ditë më parë përloti shqiptarët

Këto rrënoja dhe këto këpucë janë e vetmja gjurmë që tregojnë se dikur këtu ka patur jetë.

Në këtë fushë, që pas tragjedisë u kthye në një kamp të improvizuar me çadra, sot nuk ndodhet askush.

Banorët e 9 pallateve të shembura, janë strehuar në hotele në zonën e Shëngjinit, të tjerë te të afërmit.

Është e vështirë të bisedosh me banorët e mbetur, aq më shumë, tu kujtosh datën 26 nëntor, që u solli një kthesë të fortë në jetë.

"Në shtëpi nuk kemi hyrë më që kur ka rënë tërmeti. Tani në çadër, ftohtë, Zoti e bëftë mirë për ne."

Thonë se sot janë të paqartë për atë që i pret, por dinë se gjithçka po e përballojnë vet.

"Nuk e di kush i ka marrë dhe kush nuk i merr. Nuk është duke vdekur njeri për një kg sheqer apo makarona. Por na ra ky hall".

Edhe në ato pak familje të mbetura ende ka pasiguri në qëndrueshmërinë e banesës.

"Nuk ka ardhur asnjeri. Kam dhënë numrin e telefonit dhe kanë thënë se mund të vinë, mund të mos vinë."

Në 1 mujorin e tragjedisë, Thumanën e vizituan dhe grupet e ekspertëve nga Prokuroria e Krujës, që nisën hetimet për 2 pallatet e shembura, që shkaktuan 24 viktima.

Login to post comments