Analisti Andi Bushati mendon se viti 2019 ishte si viti 1996 për shqiptarët. Kështu tha ai teksa u pyet a ishte 2019 një vit të mbrapshtë në emisionin “Open”. Pikerisht kur Bushati tha kete gje, ndërhyri profesor Paskal Milo i ftuar ne panel dhe pyeti: “1997?”.
Bushati e shpjegoi me tej keshtu ate qe mendon:
“Jo, pikërisht po them 1996 sepse ne 2020 do të kemi vitin 1997. Pse po them 1996, sepse edhe në 96 kishim një person që kishte të gjitha pushtetet edh sot kemi një person që kërkon ti marrë të gjitha pushtetet. Kishte opozitë në 96, as sot nuk kemi.
Sot presidenti është në procedurë shkarkimi, ligji i fundit për mediat që po synon kapjen edhe të mediave na tregon që një person po i heq edhe tullën e fundit të demokracisë.
I vetmi ndryshim është se në 1996 kishim një person që qeveriste ndërsa sot kemi një individë që bashkëpunon me 10-15 oligarkë duke vendosur për gjithçka dhe duke rrezikuar një përplasje të varfër-të pasur”, tha ai.