U dekorua nga Meta/ Flet mjeku: Si i futa në rrënoja për ti shpëtuar jetën Klajdi Qatos

Premte, 27 December 2019 18:33

Në studion e Abc News me Endri Xhafon ishte këtë pasdite mjeku Grei Malo, i cili u dekorua sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Presidenti Meta e nderoi me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun, i cili ishte i pari që  u fut nën rrënoja pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Malo rrëfen mes të tjerash momentin kur u fut mes rrënojave për t’i dhënë ndihmën e parë Klajdi Qatos.

 

Mjeku shprehet se prej 6 vitesh është i angazhuar si vullnetar, ndërsa dekoratën e Presidentit e vlerëson si moment të veçantë krenarie.

 

Pjesë nga biseda në studio:

Ndihem shumë krenar për aktet e kryera pas edukimit që më ka dhënë familja, profesorët, stafi mjekësor ku unë marrë eksperiencë si dhe pacientët nga të cilët kemi mësuar.

Mund t’ju kujtojmë teleshikuesve se ku ishe dhe si të erdhi thirrja e brendshme për të rendur, pa menduar se do ishe i pari?

Isha në shtëpi, u zgjova nga tërmeti, u atashova Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile e cila mori komandën. Kam gjashtë vite në këtë qendër. Na njoftojnë nga drejtori i Zjarrfikësve të Tiranës, nisen 4 mjete nga Tirana dhe ambulancat, rreth orës 9 të mëngjesit për të ikur në Durrës. Rreth orës 10.00 na jep direktiva për ët shkuar te Vila Palma. Ishte ekipi që po nxirrte trupin e gjyshit të Klajdi Qqatos. Unë vazhdoova të bashkëpunoj me forcat zjarrfikëse të Kavajës.

Në cilin moment futeni, futja fizike?

Forca shqiptare konstatojnë një person të gjallë që është Klajdi Qato. Është ora 10.30 deri në orën 18.00 pasdite kanë qenë forcat shqiptare ato që kanë operuar dhe kanë hapur tunelin.

Ju kur keni hyrë?

Unë futem, kur vijnë forcat greke, futen në tunel. Është ora diku 7.00 e darkës. Roli im ishte dhënia e ndihmës së parë, shikimi i gjendjes ë pacientit, rritja e temperaturës së trupit, dhënia e një kurajoje, shprese, dhënia e ujit, ushqimit ofrimit të shërbimit mjekësor që të ndalojmë rënien e temperaturës dhe një ndër kryesoret dhënia e një radio mafrrëse që Klajdi fliste vazhdimisht me dy palët.

Si arritët t’ia rrisni temperaturën?

Duke futur brenda kompresa me ujë të ngrohtë, dhamë disa kuverta si dhe një izotermike. U përpoqëm të vejmë një rrugë venoze por ishte e pamundur nuk jepte dot akses.

Roli juaj më pas?

Më pas vazhdova në vilën Mira Mare, po nxirrnin trup të pajetë, në atë moment një familjar i viktimës pësoi një gjendje të fikëti, më pas jam marrë me dhënien e ndihmës së parë.

Ju vetë ku flinit?

48 orët e parë në kam fjetur 4 orë, jam dremitur më saktë.

Jeni ftuar, keni dalë nga anonimati i një vullnetari, që nuk e bën këtë gjë për famë. Të dalësh papritur nga ky anonimat , si e ke përjetuar famën?

Është kalimtare, është lajm i ditës, por nuk e përjetoj si famë.

Si e përjetuar kur u njoftuan nga Presidenca, kush ju njoftoi?

Me njoftoi këshilltari i tij, Shemsi Prenci. U ndjeva tepër krenar dhe i veçantë./abcnews.al

Modifikuar më Premte, 27 December 2019 18:40
Login to post comments