Ambasada amerikane ka dhënë sot një njoftim me rëndësi për studentë shqiptarë. Sipas njoftimit, "afati për të aplikuar në programin Global UGRAD është 31 dhjetor. Nxitoni! Nëse jeni studentë në nivelin e parë të studimeve, të gatshëm për të sfiduar veten dhe të eksploroni shoqërinë, kulturën, jetën akademike në ShBA dhe të takoni njerëz nga e gjithë bota, aplikoni që sot.
Zbuloni më shumë për këtë bursë studimi për një semester në Shtetet e Bashkuara për studentë të nivelit universitar: https://goo.gl/VEA4sX