Rudina dhe Aleks bëhen bashkë për ditëlindjen e të bijës

Saturday, 28 December 2019 12:14

Së fundmi, mediat zienë nga lajmi se moderatorja Rudina Dembacaj dhe partneri i saj, Aleksandër Varfaj, i kishin dhënë fund martesës së tyre.

Vetë Rudina i konfirmoi këto lajme, duke treguar gjithashtu se ata kishin ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Ata vazhdojnë të takohen dhe kanë bërë gjestin e bukur për ditëlindjen e të voglës së tyre, Viktorias.

Viktoria mbush plot 3 vite nga ardhja në jetë dhe megjithëse të ndarë, Rudina dhe Aleksi kanë realizuar pozën e bukur familjare me të bijën.

Vogëlushja qëndron mes dy prindërve, ndërsa ata e kanë uruar me fjalë nga zemra:

“Viktorja, e bukura jone! Sot ti ben 3 vjeç, 3 vite drite e lumturi per ne. I lutemi Zotit te jemi gjithmone prane teje, vetem per te te pare te rritesh e lumtur. Nga gjithe gjerat e kesaj bote e vetmja gje qe nuk do te mungoje kurre eshte dashuria. Te duam shume!!!”- janë fjalët që moderatorja dhe ish-partneri shkruajnë në postimet e tyre.

Login to post comments