Adoptoni Lupin, braktisni Lalin

Saturday, 28 December 2019 15:29

Ka një nismë të shoqërisë civile në mbrojtje të kafshëve. Para Bashkisë së Tiranës protestuan kundëv vrasjes masive të qenve të rrugës, nga një urdhër i rëndë prej drejtuesve të Bashkisë së Tiranës.

“Kanë vdekje të ëmbël”-shprehen “killerat” e natës në bashki, duke u mburrur se nuk i vrasin me armë, por me pushkë që qëllojnë shigjeta me injeksion, që fillimisht të palizojnë trupin, të mbijnë trurin dhe më pas të ndalojnë zemrën.

Pas protestës së dy ditëve më parë që zgjati 2 orë, mbrojtësit e e kafshëve nënshkruan dhe një peticion drejtuar disa institucioneve, në të cilin kërkojnë që t’i jepet fund vrasjes së qenve. Nëse peticioni i tyre nuk do të merret parasysh, protestat tyre për mbrojtjen e kafshëve do të vijojnë. Organizata të ndryshme për mbrojtjen e kafshëve kërkojnë që bashkia të ngrejë një strehë dhe më pas për ushqimin dhe përkujdesjen ndaj kafshëve do të dalin vetë qytetarët vullnetarë.

“Ne nuk do t’i vrasim qentë e rrugës. Propozimi ynë është të kthejmë disa kapanone të vjetra të bashkisë ose të ushtrisë në qendra strehimi”, premtonte Veliaj më 2015-n, e megjithatë, katër vjet më pas, bashkia nuk ka ngritur asnjë strehë, ku siç premtonte kryebashkiaku i cili mori një mandat të dytë, (ku me të shtyrë dhe me kalkulime “Bibësh” në KQZ mezi u arrit të kapej me pompim artificial 20 përqind i votuesve të Tiranës), do të kryhej vaksinimi për të parandaluar infeksionet apo sëmundjet, apo edhe sterilizimi për të mos u shtuar qentë e rrugës.

Padyshim një krim vrasja e çdo qenie të gjallë. Gjithashtu e drejtë edhe kauza e organizatave në mbrojtje të kafshëve, të cilët meritojnë përkrahjen maksimale në këtë nismë. Por ne si shoqëri nuk reagojmë kur Bashkia Tiranës në mënyrën e menaxhimit të qytetit na “vret përditë”, duke na ofruar një “vdekje të ngadaltë”, që në fund shoqërohet me sëmundje të rënda.
Po na mbyt me ajrin e ndotur çdo çast, ku fëmijët dhe të moshuarit janë më të prekurit nga kjo gjendje mjaft e rëndë. Në një studim të detajuar, të certifikuar dhe shkencor nga “Numbeo”, (portali më i madh evropian i të dhënave mbi cilësinë e jetës), thuhet se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtëmujorin e 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Europës dhe i treti si qytet, pasi në vend të parë renditet Tetova në Maqedoni dhe Chelyabinsk në Rusi.

Po çfarë ka bërë që në Tiranë këtë 6-mujor të shtohet edhe më shumë ndotja e ajrit? Asgjë të jashtëzakonshme nuk ka pësuar kryeqyteti, pasi fabrikë kimikatesh nuk është ndërtuar, lëvizja e automjeteve është në të njëjtat shifra si më parë, por mendohet se ka vetëm një arsye, ai është ndërtimi.

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj do të mbahet mend për disa nisma si: “adoptoni një çerdhe, një kopësht, apo konvikt”, duke ia besuar këtë “bamirësi” biznesmenëve të njohur që sot janë kthyer në oligarkët e vendit, teksa arrijnë të marrin thuajse të gjithë investimet shumëmilionëshe që ofrohen nga qeveria dhe bashkia më e madhe në vend.

Sot duhet adoptuar një qen rruge, atë Lupin e dobësuar që rri poshtë pallatit, duhet ushqyer, përkujdesur për të, por më parë duhet braktisur Lali, ndoshta jo me votë, pasi koncepti votë për Rilindjen nuk ka rëndësi, por duke mos i besuar propagandën, duke mos ia parë kronikat. Çdo ditë e “mposhtim Lalin” po i vendosëm në pah kazënët e plehrave që mbushen kapic e nuk po pastrohen, kullat dhe pallatet e larta në ndërtim dhe faktet për ndotjen e ajrit, apo rritjen e taksës së pastrimit, që nuk ka as dy ditë që na e bëri si “dhuratë” për Vitin e Ri/ Nga Boldnews.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...